Kreu i VMOR-DPMNE, Hristijan Mickoski nga fshati Lubanc i komunës së Butelit ku morri pjesë në përurimin e një fushe sportive tha se derisa qeveria qendrore e LSDM-së po vazhdon me vjedhje, kryetarët e komunave që udhhiqen nga kuadro të VMRO DPMNE-së po ndërtojnë, pëcjellë Klan M.
I përcolli mesazhe pushtetit, se do të vij koha për llogaridhënie.
“Nëse dikush prej deputetëve të partisë time voton për ndryshimet kushtetuese unë do të largohem nga politika”, tha Mickoski.
I pyetur rreth kërkesave bullgare në RMV, Mickoski u shpreh se të njejtat do të vijojnë të jenë edhe më të shumta në numër duke pasur parasysh zgjedhjet në Bullgari.
“Do të vijnë kërkesa të reja nga ana Bullgare. Marrëveshja është kapitullimm. Këto kërkesa nuk janë kërkesa të BE-së, janë kërkesa bullgare që e kanë qëllimin bugarizimin e maqedonasv” – tha Mickoski.
Ai gjithashtu tha se se janë në vijim konsultimet me partnerët e koalicionit për referendumit./KlanMacedonia/