INCIDENTI NË AEROPORTIN E SHKUPIT
Hetime të gjithanshme dhe raport zyrtar që të konfirmohen faktet për incidentin, vendosmëri që gjëra të këtilla të mos ndodhin dhe oferta e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskit, që personalisht ta shoqërojë Presidenten e Kosovës gjatë fluturimit të ardhëhm nga Aeroporti I Shkupit , ishin pikat kryesore të press-konferencës së përbashkët të Kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti, lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit.
“Pa dyshim ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes Vjosa Osmani, me dy gusht në aeroportin e Shkupit, ka qenë me familje dhe me dy vajza të vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë. Kosova nuk ka pasur asnjë qëndrim zyrtar ku të ketë thënë se ngjarja ku u përfshi presidentja e vendit të ketë qenë provokim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut” – tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.
“Edhe një herë do të them se shprehim keqardhje për incidentin. U ofrova që herën tjetër kur të udhëtojë Vjosa Osmani, personalisht do ta pres në Aeroportin e Shkupit dhe do ta shoqëroj derisa nuk e braktis aeroportin” – tha Mickoski.
Në takim është biseduar edhe për procedurat e ekstradimit midis dy vendeve, pasi Maqedonia e Veriut ripërtriu kërkesën për ekstardimin e dy të arratisurve për rastin “Monstra”, por edhe për fletarrestet e lëshuara nga Serbia.
Lidhur me këto të fundit, Kryeministri Kurti tha se kjo nuk I ndihmon progresit të dy vendeve. /tvklan.mk/