Mickoski: Kovaçevski nuk është faktor në Qeveri, por BDI-ja dhe Ali Ahmeti

“PRANVERA E VITIT TË ARDHSHËM MË E PËRSHTATSHME PËR ZGJEDHJET E PARAKOHSHME”

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nuk heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme parlametare. Sipas tij, pranvera që vjen, është koha më e përshtatshme për mbajtjen e tyre.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Një orë sa më parë të mbahen ato zgjedhje të parakohshme, në terminin e parë të mundshëm duhet të ndodhin. Nëse më pyetni për datë të caktuar, mendoj se, kjo pranverë është koha më e përshtatshme për t`u mbajt zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri LSDM-BDI aq më shumë humb Maqedonia dhe aq më pak do ngelemi në Maqedoni” – tha Mickoski.

Pavarësisht qëndrimit të Kryeministrit Kovaçevski se zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt më 2024, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka theksuar se Kovaçevski nuk është faktori që vendos në Qeveri, por, sic thotë, faktor është BDI-ja.

“E dëgjova mbrëmë Kovaçevskin. Kovaçevski nuk është njeriu që vendos, atje vendos BDI-ja dhe i vetëdijshëm është edhe Ali Ahmeti se ai asnjëherë nuk do të jetë në pozitë më të mirë se tani. Më të lumtur në këtë pozitë janë BDI dhe Ali Ahmeti. Dhe faktori tjetër është se paratë që ndahen për tendera  në katër sy, atje nuk ka strategji, nuk ka mençuri politike, nuk ka vizion, atje faktor është BDI për paratë që ndahen dhe fatmirësisht po punojmë në defaktorizimin e këtyre dy faktorëve” – deklaroi Mickoski.

Sipas Mickoskit, qëllimi kryesor i qeverisë së re e cila do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja do të jetë përballja me kriminelët  në politikës që sipas tij janë të shumtë në numër. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share