Mickoski: Kërkesat e Petkovit janë më radikale se të Karakaçanovit

OSMANI: KOMPROMISI ËSHTË I MUNDUR, ËSHTË HERËT PËR BISEDIME PËR OPOZITËN

Në qoftë se kërkesat nga ana e Bullgarisë hynë në kornizën negociuese me Bashkimin Evropian, kjo do të thotë kapitulim për Maqedoninë e Veriut, konsideron kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Në këtë rast deputetët e VMRO-së në Kuvend do të votojnë kundër, shton Mickoski në intervistë për “Prizma”. Shefi i diplomacisë Bujar Osmani sugjeron se deklaratat në këtë periudhë të krizës qeveritare në Bullgari të mos merren në konsideratë si qëndrime referente sepse çështja e Maqedonisë së Veriut shfrytëzohet si “perde tymi” për dallimet në mes partive politike. Osmani shton se Qeveria në Shkup ende nuk ka biseduar me opozitën për zgjidhje eventuale të kontestit me Bullgarinë, sepse bisedimet nuk kanë arriutr në fazën e “propozimit final” të pranueshëm për të dyja palët.

Në qoftë se në Kuvend në Shkup dorëzohet propozim për zgjidhje të kontestit me Bullgarinë i cili do t’i përmabjë tre kushtet që i ka numëruar dje Kryeministri bullgar Kiril Petkov, në të cilat hyn edhe mohimi i gjuhës maqedonase, opozita në Shkup do të jetë kundër, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Ato tri kërkesa janë më radikale se kërkesat e Karakaçanovit. Ai tani thotë kështu – Deklarata në Parlament e cila është ultra-asimilatore, pastaj thotë Bullgarët në Kushtetutë dhe në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Cili njeri normal në Maqedoni do ta pranojë këtë? Kjo është përpjekje që Petkovi ta mbajë koalicionin e tillë në Bullgari, me nacionalizëm ultra-radikal. Pas kësaj deklarate unë nuk shoh pse duhet të negociojmë,” deklaroi Hristijan Mickoski Kryetar i VMRO-DPMNE-së

Deri tani opozita nuk është kontaktuar nga përfaqësues të Qeverisë rreth negociatave me fqinjin lindor, sepse siç sqaron shefi i diplomacisë Bujar Osmani, nuk është arritur zgjidhje me Sofjen, e pranueshme për të dyja palët.

“Ka pasur dallime në raport me hapat në këtë proces. Jo në vullnetin e përgjithshëm që e ka shteti dhe në vendimin që tashmë e ka marrë se do ta bëjë këtë, por në hapat ka dallime dhe kjo çështje mbetet e hapur,” deklaroi Bujar Osmani Ministër i Punëve të Jashtme

-Sa është e sigurtë se kjo do të jetë zgjidhje e kompromisit?

“Në qoftë konsiderohet zgjidhje e kompromisit në mes të asaj që pozicioni i tyre për ndryshimin e Kushtetutës para konferencës së parë ndërqeveritare dhe pozicionit tonë që Kushtetuta të ndryshohet para vetë anëtarësimit në BE, po, kompromisi është i mundur.”

-Në lidhje me këtë a keni kontaktuar me opozitën në vend?

“Jo sepse ende nuk kemi qëndrimë të ngjajshme me Republikën e Bullgarisë.”

Përpjekjet e Presidentit francez Makron që të ndërmjetësojë për zgjidhje në mes Shkupit dhe Sofjes, sipas Osmanit, motivojnë, edhe pse trazirat në skenën politike bullgare nuk përjashtohet që sërish ta ngadalësojnë procesin./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share