TË DORËHIQET ZV/KRYEMINISTRI BOJAN MARIÇIQ
Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka kërkuar dorëheqjen e Zv/Kryeministrit për Cështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sic thonë I cili në vend që ti zbatojë ligjet, po shkel të njëjtat.Mickoski ka theksuar se do t`i njoftojë ambasadat e vendeve të BE-së dhe Komisionit Evropian, sic tha, për keqpërdorimin e flamurit evropian për Korridron 8 dhe 10D.
“Pres reagimin e zyrës së KE-së këtu në Maqedoni, pres reagime nga ambasadat e vendeve të BE-së. Deri në këtë moment nuk ka reagime. Është e qartë se janë keqpërdorur në këtë process ose unë dua të besoj. Por nëse mbetet heshtja dhe nuk ka reagime, atëherë dyshojmë se bëhet fjalë për dicka tjetër. VMRO-DPMNE do ta kundërshtojë. Si parti politike dhe grup parlamentar do të dërgojmë shkresë tek të gjitha institucionet jo vetëm në Maqedoni, por edhe nëpër ambasadat e vendeve të BE-së, tek Komisioni Evropian, teka ata që janë të obliguar të promovojnë vlera evropiane, kurse këtu në Maqedoni, vend kandidat për në BE, shohim se në skenë të hapur po shkelen këto vlera” – tha Mickoski.