Në press konferencën sontme për media lideri i VMRO- DPMNE -së Hristijan Mickoski deklaroi se ka marr informacione për eliminimin e tij nga ana e pushtetit.
Përveç kësaj, ai apo ndonjë qytetar i pafajshëm do të vritej. Ai thotë se kjo nuk ka të bëjë me intolerancën ndëretnike.
“Ka kohë që kam marrë informacione për eliminimin tim, të cilin e urdhërojnë autoritetet. Sonte pamë të paktën dy persona me armë zjarri të cilët ishin gati ta bënin atë. “Unë askund nuk pashë policë,” tha Mickoski. Mickoski në fund të konferencës potencoi se kam frikë vetëm nga Zoti, raporton KlanM.
Ai tha se këtë skenar e ka paralajmëruar qeveria, përkatësisht ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Mickoski bëri të ditur se nuk do të tërhiqen, por do të shkojnë deri në fund më masivisht. Protestat vazhdojnë nesër në orën 19:00.