Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka shprehur dyshime dhe zhgënjim ndaj udhëheqësisë së re të partisë opozitare LSDM.
Në një deklaratë të tij pas Kongresit të 30-të të LSDM-së, Mickoski theksoi se nuk beson se ky menaxhim i ri do të jetë një opozitë konstruktive që mund të shtojë vlerë në skenën politike të vendit.
“Nuk mund të themi se çfarë udhëheqësie duhet të ketë LSDM, ata vendosën se meritojnë një udhëheqsi të tillë. Nuk më bën përshtypje ky menaxhim. Përkundrazi, jam i zhgënjyer sepse vlerësoj që këta njerëz nuk mund të jenë një opozitë konstruktive dhe t’i shtojnë vlerë skenës politike dhe se do të vazhdojnë me ndërtime, trillime, sharje të ulëta të përditshme. Do të dëshiroja që ata të jenë partner konstruktiv në skenën politike, por fatkeqësisht më duhet të them se nuk jam i impresionuar”, tha Mickoski.