Mickoski i përgjigjet Snopçes “Me fat i qoftë” – Halil Snopçe nuk tërhiqet nga qëndrimet e tij!

Pas deklaratës së mbrëmshme të deputetit të VLENIT Halis Snopçe  se nëse miratohet Ligji për branitellat, VLENI nuk do të jetë pjesë e qeverisë i përgjigjet Kryeministri Mickoski duke ju dëshiruar fat. Edhe pas deklaratës së Mickoskit Halil snopçe për Klan Maqedoni thotë nuk tërhiqet nga qendrimi i tij.

Me fat I qofte , kështu ka deklaruar shkurtë kryeministri Hristijan Mickovski I pyetur si e komenton deklaratën e deputeit të partnerëve të koalicionit VLEN se ata do të braktisin qeverin nëse kalon ligji për Branitellat.

 “Me fat – Nëse dikush kërcënon, duhet ta realizojë, e nëse nuk e bën, lë përshtypje të keqe në publik. Unë nuk u përgjigjem kërcënimeve saktësisht siç mund të pritej. Unë jam i habitur që një profesor përdor një fjalor kërcënimi, por ky është vendimi i tij. Nuk e di se kur do të jetë në rend dite në Kuvend ligji për branitellat, por kur të vijë do ta ketë mbështetjen tonë”,  tha Mickoski.

Deputeti Halil Snopce një një prononcim për Klan Maqedoni  rreth deklaratës së Mickovskit I cili ju dëshiroj fat nëse duan të braktisin qeverinë, tha se ai I qëndron asaj që kishtë thënë dje në një debat televiziv.

Ligji I branitellave që u bë moll sheri mes partnerëve të koalicionit në parlament u propozua nga deputetja e LSDM Sllavjanka Petrovska ndërsa inicijativa për tu fut në rend ditë në seancë parlamentare u perkrahë edhe nga deputetët e VMRO DPMNE-së.  /tvklan,mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share