VMRO – DPMNE dorëzoi sot në Kuvend propozimin për ndryshimet në ligjin për organizim të punës së organeve në administratën shtetërore, me të cilat pritet që të bëhet ristrukturimi i Qeverisë. Kreu i partisë, Hristijan Mickoski tha se, propozimi është dorëzuar me procedurë të shkurtuar dhe se seanca është planifikuar për të premten ndërsa votimi i ndryshimeve për të hënën. Ai ju bëri thirrje gjitha partive politike në Kuvend, që ta mbështesin këtë ligj.
“E kërkoj mbështetjen nga të gjithë deputetët në parlamentin e Maqedonisë pa përjashtim se cilës parti politike i përkasin, ndërsa legjitimitetin dhe legalitetin e kësaj kërkese e bazoj në rezultati zgjedhor të para disa javëve. Legjitimiteti nga ana e qytetarëve është i qartë, kredibiliteti dhe legaliteti është po ashtu i qartë. Me këtë ligj të ri i cili veç më është dorëzuar në arkiv, parashihet të formohen apo riorganizohen një numër i caktuar i ministrive në kuadër të Qeverisë”, tha Hristijan Mickoski.
Sa i përket formimit të Qeverisë së re, Mickoski tha se, negociatat janë drejt përfundimit dhe pret që ajo të votohet para afatit të fundit të parashikuar me ligj. Ai tha se ende nuk kanë caktuar një datë konkrete, për shkak të dy festave fetare që janë gjatë periudhës vijuese.
“Mund të them se, negociatat po përfundojnë, ata veç më kanë përfunduar në masë të caktuar në pjesën e formimin të dikastereve qeveritare, negociatat kanë përfunduar edhe në pjesën, thënë kushtimisht, eshalonit të tretë, sot duhet të konfirmohen edhe njëherë të njëjtat. Kështu që, pres që nesër presidentja Siljanovska t’ia jep mandatit shumicës së deklaruar qartë, që u deklarua qartë gjatë zgjedhjes së Gashit për kryeparlamentar. Pres që sa më shpejtë të dorëzojë përbërjen e anëtarëve të qeverisë së ardhshme”, tha Mickoski.
VMRO – DPMNE po zhvillon negociata për formimin e Qeverisë me koalicion VLEN dhe me Lëvizjen ZNAM. Koalicioni VLEN pritet të merr Ministrinë e Shëndetsisë, Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punēs dhe Ministrinë e Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisē. Po ashtu do të ketë edhe postin e zëvendëskryeministrit dhe disa zëvendës ministra./tvklan.mk