“Pushteti nuk ka thirrur për të na informuar rreth kësaj nisme”
Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski deklaroi sot se, partia do të dal me qëndrim për mbështetje ose jo të nismës “Ballkani i Hapur”, pasi të informohen për detajet konkrete se çfarë nënkupton kjo nismë. Ai duke u përgjigjur sot për gazetarët në lidhje me këtë temë, tha se nisma “Ballkani i Hapur” tash më një kohë të gjatë është prezentë në opinion, por askush nga pushteti, as ish kryeministri dhe as ai aktual nuk e ka thirrur opozitën për ta informuar se cili është qëllimi i “Ballkanit të Hapur” dhe pse ndodh kjo nismë.
“Kur të marrim ne informata për atë cili është qëllimi i iniciativës dhe çfarë sjell ajo iniciativë, atëherë mund të ulemi dhe të bisedojmë më konkretisht për mbështetje ose jo. Ne jemi njerëz serioz, dhe nëse ajo është në të vërtetë nismë serioze, nuk mundemi të japim mbështetje apriori, por me të vërtetë na duhet sqarim serioz”, deklaroi Hristijan Mickoski, Lider i VMRO – DPMNE-së.
LSDM dje i bëri thirrje kryetarit të Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, Antonio Miloshoskit, që urgjentisht të thirr seancë të komisionit dhe në rend dite të vendosen ligjet për ratifikimin e marrëveshjeve që dalin nga nisma rajonale “Ballkani i Hapur”.
Deputeti i kësaj partie, Mile Talevski sqaroi se, bëhet fjalë për marrëveshje me ratifikimin e të cilëve qytetarët e RMV-së, Serbisë dhe Shqipërisë do të kenë mundësi të punojnë në cilin do nga këto tri shtete pa leje pune, pa barriera dhe pa harxhime administrative. Por, sipas ti, ky projekt nuk mund të fillojë për shkak se nuk janë ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare me të cilat rregullohet kjo gjë./KlanMacedonia/