Mickoski do ta udhëheqë delegacionin e RMV-së në samitin e NATO-s/ Neziri: Për herë të parë shqiptarët as spektatorë

NEZIRI: PËR HERË TË PARË SHQIPTARËT AS SPEKTATORË

Kryeministri Hristijan Mickoski do ta udhëheqë delegacionin e Maqedonisë në Samitin e NATO-s që do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington. Sipas informacioneve nga Qeveria, delegacioni do të përbëhet nga ministrat e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski dhe ai i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Për herë të parë shqiptarët nuk janë as spektatorë, thotë deputeti Adnan Neziri

Urime nuk vleni 🇲🇰 6-0 🇦🇱

Për herë të parë që nga anëtarësimi në NATO asnjë shqiptar në delegacionin e RMV-së. Nuk ka pasur vend as për zëvendëskryeministrin xhentëllmen e as për ministrin për euro-integrime.

Kryeministri Hristijan Mickoski, bashkë me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski, atë të Mbrojtjes Vlado Misajllovski dhe i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot janë nisur për në Amerikë, do të marrin pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington, që mbahet në 75 vjetorin e themelimit të Aleancës. Atje priten nga Ambasadori i RMV në NATO, Dane Talevski dhe Ambasadori i RMV në Uashington, Zoran Popov.

Dikur shqiptarët ishin vendimtarë për anëtarësim të vendit në NATO, sot as si spektatorë.

Zullumi ndaj shqiptarëve s’ndalet! “ – shkruan Adnan Neziri.

Mucunski, në një video të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk, tha se ngjarja është një mundësi e shkëlqyer për të “demonstruar unitetin e të gjithë aleatëve dhe përkushtimin e ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit transatlantik”. Në samit do të shënohet 75-vjetori i themelimit të NATO-s dhe do të diskutohen të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share