Mick Jagger fejohet me të dashurën 43 vite më të vogël

Këngëtari legjendar Mick Jagger është fejuar me të dashurën e tij, Melanie Hamrick pas një periudhe të gjatë lidhjeje. Spekulimet nisën muajin e kaluar. Melanie tregoi me të qeshur se mbante në dorë një “unazë premtimi” nga këngëtari i Rolling Stones në gisht.

Por miq të tyre thonë se ish-balerina, e cila e takoi Mick-un në vitin 2014 dhe është nëna e fëmijës së tij të tetë, pranoi gjatë një udhëtimi në New York se janë fejuar.

“Melanie ishte në Teatrin Amerikan të Baletit kur u tha miqve se ishte fejuar me Mick-un. Ajo ishte shumë e qartë se unaza ishte unazë fejese dhe se këngëtari është tashmë i fejuari i saj”, tha një burim për the Mirror.

Kujtojmë që më herët Mick ka qenë i martuar nga viti 1971 deri në 1978 me Bianca Perez-Mora Macias. Pas divorcit ai i propozoi supermodeles Jerry Hall, me të cilën pati marrëdhënie nga viti 1977 deri në vitin 1999.

Kështu Hamrick është e treta në listë. Mediat shkruajnë se deri më tani nuk ka plane për dasmë. Këngëtari është 43 vite më i madh se ish-balerina. Ai është 79 vjeç dhe ajo 36.

Këngëtari legjendar ka fëmijë me Melanie, Bianca-n, Jerry-n, por dhe me aktoren Marsha Hunt e modelen Lucian Morad Gimenez./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share