Aktori i njohur realizoi filmin e fundit “The Great Escaper”
Aktori britanik dhe fituesi i cmimit OSCAR, Michael Caine, ka thënë se do të tërhiqet nga bota e aktrimit, në moshën 90-vjeçare.
“Kam thënë vazhdimisht se do të tërhiqem por ja ku po ndodh tani”, tha ai gjatë një interviste për BBC.
Caine luan në “The Great Escaper” përkrah Glenda Jackson, e cila ndërroi jetë në Qershor pak pasi përfundoi rolin e saj në film.
Filmi bazohet në historinë e vërtetë të një veterani të Luftës së Dytë Botërore, i cili arratiset nga një azil për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të Betejës së Normandisë në Francë e cila është një ngjarje e rëndësishme që ka edhe peshë diplomatike.
“Të vetmet role që mund të luaj tani janë ato për burra 90-vjeçarë. Ose ndoshta 85”, tha Caine për BBC.
“Kështu që mendova, pasi të bëj këtë film do të tërhiqem“, shpjegoi më tej aktori gjatë intervistës.
Caine fitoi Oscar për filmin e vitit 1986 “Hannah and Her Sisters” dhe “The Cider House Rules” në 1999. Ai gjithashtu luajti në filma si “Alfie”, “Get Carter” dhe “Educating Rita”.
Klan News