Micevski: Qeveria ta mbështesë propozimligjin e VMRO-DPMNE-së për energjetikë

QËNDRIMI PËR NISMËN E “LEVICËS” PËR REFERENDUM PASI TË MBËRRIJË NË KUVEND

Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar kërkesë në Kuvend që urgjentisht të mbahet seancë për propozim-ligjin e dorëzuar nga kjo parti që ka të bëjë me Ligjin për energjetikë. Sipas kësaj partie, Qeveria ka kopjuar pjesë të propozim masave që ishin ofruar nga VMRO-DPMNE-ja.

“Oferta e Kovacevskit nuk mjafton. Në masat e prezantuara dëgjuam se rrymë më të lirë elektrike do të ketë për institucionet e arsimit dhe shëndetësisë, por rastësisht ose jo, janë lënë pasdore ndërmarrjet komunale që për shkak të llogarive të larta kanë probleme me likuiditetin dhe mund të rezultojnë me llogari më të larta për amvisëritë”, deklaroi NIkolla Micevski-deputet nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë nismën për referendum të “Levicës”, Micevski tha se do të presin derisa nisma të mbërrijë në Kuvend dhe më pas do të dalin me qëndrim./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share