EKZEKUTIME TË PARA QË NGA VITI 1988
Katër aktivistë të demokracisë janë ekzekutuar nga ushtria e Mianmarit. Këto ekzekutime besohet se janë dënimet e para me vdekje në dekada.
Një Ish-avokat, shkrimtarë dhe aktivistë, u ekzekutuan për kryerjen e “akteve të terrorit”. Për ekzekutimet, ushtria e Mianmarit fillimisht kishte njoftuar në muajin qershor, gjë që kishte nxitur dënim ndërkombëtar. Dënimet me vdekje vijnë pas puçit ushtarak të vitit 2021.
Media shtetërore e Minamarit, tha se katër personat u ekzekutuan, pasi “kishin dhënë direktiva, kishin bërë marrëveshje dhe kishin kryer komplote për akte terroriste, brutale dhe çnjerëzore”.
Sipas medias shtetërore, katër personat u akuzuan sipas ligjit kundër terrorizmit, por nuk u raportua se kur dhe si u ekzekutuan.
Këto ekzekutime janë të parat në Mianmar – që më herët njihej edhe si Burma – që nga viti 1988, sipas Kombeve të Bashkuara. Më herët në Mianmar ekzekutimet kryheshin përmes varjes.
Ushtria e Mianmarit apo junta, rrëzoi në shkurt të vitit të kaluar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të udhëhequr nga partia Lidhja Kombëtare për Demokraci e Aung San Suu Kyi. Grushtshteti nxiti protesta të mëdha të cilat u shtypën me shpejtësi.
Qeveria në hije e Unitetit në Mianmar, që u formua nga kundërshtarët e puçit ushtarak, dënoi vrasjet, duke thënë se “jemi shumë të tronditur dhe të pikëlluar”./KlanMacedonia/