Miami Heat ‘thyen’ Chicago Bulls

Minnesota eliminon Oklahoma, sfidon Denver në turin tjetër

Faza e fundit e sfidave të NBA i buzëqesh Miami Heat dhe Minnesotas, të cilët prenë biletën për në raundin play-off. Skuadra nga Florida mposhti Chicago Bulls në periodën e fundit, duke triumfuar 102-91. Butler dhe Strus ishin vendimtarë me 31 pikët e tyre, duke bërë diferencën në fushën e lojës.

Double-double i Towns dhe Gobert udhëhoqën drejt raundit tjetër Minnesotan. Ujqërit mposhtën pa shumë probleme 120-95 Oklahomën për të kaluar më tej.  Amerikani shënoi 28 pikë e 11 rebaund, teksa francezi realizoi 21 pikë e 10 rebaund.

Në turin tjetër, Minnesota do të sfidojë Denver Nuggets.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share