Minnesota eliminon Oklahoma, sfidon Denver në turin tjetër
Faza e fundit e sfidave të NBA i buzëqesh Miami Heat dhe Minnesotas, të cilët prenë biletën për në raundin play-off. Skuadra nga Florida mposhti Chicago Bulls në periodën e fundit, duke triumfuar 102-91. Butler dhe Strus ishin vendimtarë me 31 pikët e tyre, duke bërë diferencën në fushën e lojës.
Dyshja shënuan gjysmën e pikëve të fitores, për ta dërguar ekipin në raundin play-off aty ku e pret Milwaukee Bucks. Në radhët e Bulls shkëlqeu DeRozan me 26 pikë, 4 rebaund dhe 9 asistime, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Double-double i Towns dhe Gobert udhëhoqën drejt raundit tjetër Minnesotan. Ujqërit mposhtën pa shumë probleme 120-95 Oklahomën për të kaluar më tej. Amerikani shënoi 28 pikë e 11 rebaund, teksa francezi realizoi 21 pikë e 10 rebaund.
Në turin tjetër, Minnesota do të sfidojë Denver Nuggets.
Klan News