RMV-ja TË BËHET E PAVARUR NGA LËNDËT DJEGËSE FOSILE
Maqedonia e Veriut ka potencial të madh të rinovueshëm, veçanërisht potencial diellor -thotë në intervistën për Klan Maqedoni, Sesil Mezonev, Këshilltare në Qendrën për Energji dhe Klimë në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe këshilltare në Institutin “Montenj”. Mezonev thotë se vendi ynë ka potencial të mjaftueshëm për të krijuar një rajon elektro-energjetik, i cili do të jetë shumë i favorshëm për një mjedis të shëndetshëm, si sistem energjetik i qëndrueshëm.
“Kjo është ajo që ne po përpiqemi të ndërtojmë. Një sistem energjetik i qëndrueshëm dhe rezistues, i cili kur has në goditje gjeopolitike që vijnë nga jashtë, dhe mendoj se do të ketë shumë goditje të tilla gjeopolitike në dekadën e ardhshme, të mundemi të jemi të sigurt dhe të themi, në rregull, nuk jemi të varur nga ky “shok” apo nga kjo goditje, mund t’u sigurojmë bashkëqytetarëve tanë energji të qëndrueshme, me çmime që nuk shkojnë deri lart në qiell dhe me energji të pastër që është e mirë për klimën”, deklaroi për tv Klan M Sesil Mezonev-Këshilltare në Institutin “ Montenj “ Francë
Sipas zonjës Mezonev, në luftën kundër ndryshimeve klimatike, secili duhet të vendos një gur në godinë. Kjo do të thotë se gjithçka që mund të shmanget për të emetuar nga sistemet tona energjetike, nga transporti, ngrohja, duhet ta bëjmë që sot.
Nga ky këndvështrim, Maqedonia e Veriut, si shumë vende evropiane, duhet të bëhet e pavarur nga lëndët djegëse fosile. Përdorimi i gjerë i lëndëve djegëse fosile është ende i pranishëm këtu, siç është edhe ngrohja. Prandaj them, të fillojmë menjëherë dekarbonizimin, të fillojmë me atë që është më e lehtë për t’u dekarbonizuar, deklaroi për tv Klan M Sesil Mezonev-Këshilltare në Institutin “ Montenj “ Francë
Në zemër të Evropës, po zhvillohet lufta në Ukrainë, si pasojë e së cilës, një pjesë e madhe e botës është në krizë energjetike. Si do të ndikojë kjo krizë energjetike në politikën evropiane të neutralitetit të karbonit? Sipas zonjës Mezonev, Lufta në Ukrainë na tregon dy gjëra:
1.Lëndët djegëse fosile, për të cilat ne varemi shumë nga Rusia, do të na duhet t`i kapërcejmë (tejkalojmë), kjo është ajo që duhet bërë në nivel evropian. Nga gushti nuk do të ketë më eksporte ruse të qymyrit dhe deri në fund të vitit nafta ruse nuk do të hyjë më në BE. 2. Gjëja e dytë që na shpërfaq qartë lufta në Ukrainë është se bota e lëndëve djegëse fosile, siç e njohim ne, është një botë që nuk është më e pajtueshme (kompatibile) jo vetëm me gjeopolitikën, por edhe me krizën klimatike, deklaroi për tv Klan M Sesil Mezonev-Këshilltare në Institutin “ Montenj “ Francë
Ky është një mësim i madh nga kriza në Ukrainë, dhe në të njëjtën kohë, një mësim shumë i vlefshëm – thotë në intervistën për KlanM, zonja Mezonev duke shtuar se do të duhet të vendosen politika për një tranzicion më të drejtë, që nuk duhen të kenë shumë ndikim në standardin e jetesës së bashkëqytetarëve tanë, qoftë në Maqedoninë e Veriut, Francë apo gjetkë në Europë./KlanMacedonia/