Jam në kontakt të përditshëm me Taravarin, kurse parapëlqej të jem mjek e jo politikan. Politika larg duart nga shëndetësia por edhe arsimi. ASH-ja asnjëherë nuk I ka fshehur takimet me subjekte tjera politike, kurse qëllimi I ASH-së është Maqedonia Evropiane. Në këtë mënyrë Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, e ka komentuar vizitën e djeshme të liderit të ASH-së, Arben Taravari në Prishtinë dhe takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk i fshehim takimet tona. Edhe kur takohemi me Ali Ahmetin, me opozitën, me të gjithë. Janë publike, nuk kemi cfarë të fshehim. Qëllimi i vetëm I ASH-së, është Maqedonia evropiane”, tha Fatmir Mexhiti.
Për takimin në Prishtinë janë prononcuar edhe nga Lëvizja BESA. Sipas tyre, të gjithë liderët e pranishëm, e hodhën edhe idenë e presidentit shqiptar, figurë që të unifikojë faktorin shqiptar në RMV si dhe do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë qytetarët e vendit.
Sipas Besës, ende nuk mund të thuhet se ka marrëveshje me ASH-në.
“Nuk mund të themi se ka marrëveshje por në parim ka një dakordësi. Brenda javës apo kah fundi javës do të jeni të njoftuar për detajet”, tha Albi Qamili, Lëvizja BESA.
Ndryshe, takimi në Prishtinë u realizua tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në vend dhe ditën e njëjtë kur nisi të funksionojë Qeveria teknike e ngarkuar për të zbatuar këto zgjedhje, në krye të së cilës është Talat Xhaferi./tvklan.mk