Mexhiti paralajmëron hapjen e qendrës për pacientët me Fibrozë Cistike

“KA 26 VITE QË ËSHTË PROBLEMI NE DO TA ZGJEDHIM DALËNGADALË”

Përmes hapjes së qendrës së re për pacientët për fibrozë cistike do ti jepet fund problemit të pacientëve gjatë trajtimit të kësaj sëmundje, paralajmërojnë kompetentët. Kush dhe si do ta marr terapinë do të vendos komision i veçantë i përbërë nga profesionist.

Hapja e qendrës së re për pacinetët me fibrozë cistike do ta zgjedh problemin që kanë tashmë 26 vite. Kështu sot deklaroi ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Ndërsa se kush dhe si do ta marrin terapinë do të vendos komision i veçantë i përbërë nga profesionist.

“Që nga dita e parë jemi marrë me këtë problem. Të gjitha përgatitjet tashmë janë drejt fundit dhe për këtë në javët në vijim do të dalim me një propozim të plotë, një qendër të posaçme dhe moderne ku do të trajtohen. Dalëngadalë këtë problem do ta zgjidhim” – deklaroi Fatmir Mexhiti.

Ndryshe një javë më parë nga Shoqata e personave me fibrozë cistike kërkuan që sa më shpejtë të kalojë procedura për sigurimin e ilaçit “trikafta” edhe për pacientë të tjerë. Njëri prej tyre është që Aleksandri i cili po paguan të gjitha terapitë për ta trajtuar sëmundjen me fibrozë cistike. Për atë ai çdo muaj duhet t’i ndajë së paku 6 mijë denarë.

“Rreth gjashtë deri shtatë mijë denarë duhet t’i ndajmë për ta pranuar terapinë e duhur për çdo ditë. Dikush paguan më shumë dikush më pak, varësisht nga gjendja shëndetësore” – tha Aleksandar Stambollski, pacient.

Aktualisht, nga 120 pacientë me fibrozë cistike marrin vetëm 12 persona. Ky ilaç u mundëson personave me këtë sëmundje të funksionojnë pa probleme. Shoqata e Fibrozës Cistike po lufton që ilaçi të jetë i disponueshëm për të gjithë pacientët në shtet. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share