Mexhiti paralajmëroi strategji për mbajtjen e kuadrit mjekësor në vend

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ka deklaruar sot se nuk ka shkop magjik për të zgjidhur menjëherë problemet në shëndetësi. Ai nga Spitali klinik i Shtipit njoftoi se tashmë janë duke përgatitur strategji për riorganizim të ri të institucioneve shëndetësore dhe sistemim të vendeve të punës. Ai theksoi se bashkë me ekipin e tij tashmë janë duke përgatitur një strategji për mbajtjen e mjekëve të rinj në vend.

“Po përgatisim një strategji që çdo mjek, mjek, student, farmacist dhe stomatolog, kur të arrijë në vitin e gjashtë, të dijë që nesër kur të mbarojë të mos ecë rrugëve për tre apo katër vjet, të zhgënjehet dhe të ikë nga vendi. Kjo është ajo që ne e quajmë migracionin e mjekëve. Po bëjmë të gjitha përpjekjet dhe po shohim se cila është strategjia më e mirë dhe na duhet edhe pak kohë. Ju e dini që kuadrot nuk bëhen brenda një dite”, theksoi Mexhiti.

Ai kërkoi nga gazetarët që të informojnë për çdo gjë që nuk shkon në shëndetësi dhe ai si ministër i Shëndetësisë është në dispozicion për tejkalimin e problemeve. Ai paralajmëroi riorganizim dhe sistemim të ri në të gjitha qendrat shëndetësore./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share