Izet Mexhiti, kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN, ka mohuar se ekziston letër si formë marrëveshjeje mes partive politike shqiptare, të nënshkruar nga liderët shqiptarë ku thuhet “se s’ka Qeveri, pa ndryshimet kushtetuese”.
Mexhiti në Click Plus në TV21 tha se kjo ka qenë në formë të iniciativës, por që dokument të nënshkruar nuk ka.
“Ju po thoni se si VLEN nuk keni harruar që ndryshimet kushtetuese janë top prioriteti, por që duhet t’ia lemë VMRO-së që t’i bëjë ato?
Izet Mexhiti: Jo, ne do ta përkrahim, do të punojmë në atë drejtim.
Fillimisht ishte se s’ka Qeveri pa ndryshimet kushtetuese? Pastaj letra e famshme – jo u nënshkrua, jo s’u nënshkrua? Jo e kemi, jo s’e kemi?
Izet Mexhiti: S’ka ashtu letër
Ju nuk keni nënshkruar?
Izet Mexhiti: S’ka ashtu letër. Inekzistente është ajo letër.
Zotëri Taravari thotë se unë e kam inicuar?
Izet Mexhiti: Po, ka pasur iniciativë duke menduar se do të ketë relacione tjera dhe rezultate tjera dhe ajo nuk ka qenë në funksion të BDI-së. Ka qenë në funksion të ndërkombëtarëve”./TV21