Mexhiti: Është ndërprerë kontrata për spitalin e Kërçovës, së shpejti tenderi për zgjerimin e spitalit të Shtipit

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot ka vizituar ASHAM, ku ka marrë pjesë në prezantimin e pajisjeve të reja për testimin gjenetik në kuadër të projektit, “Përmirësimi i kapaciteteve të Qendrës Kombëtare të Gjenomikës dhe Proteomikës pranë Qendra Kërkimore për Inxhinierinë Gjenetike dhe Bioteknologji (QKIGJB)- Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) në fushën e mjekësisë së personalizuar”, ku mes tjerash theksoi se do të ndërpritet kontrata për spitalin e Kërçovës, dhe se ajo tashmë është ndërprerë, rreth 2 javë më parë.
“Gjatë gjithë kohës është spekuluar se ajo kontratë nuk do të ndërpritet – ajo tashmë është ndërprerë, afërsisht 2 javë më parë, kështu që siç jemi zotuar që nga dita e parë me kabinetin, kemi thënë se të gjitha çështjet kontestuese, të gjitha projektet kontestuese në shëndetësi që nuk janë ndërtuar me dekada, spitali i Kërçovës i cili ishte kalvar për 33 vite rrjesht. Siç e dini me spitalin e Shtipit, ne i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura dhe kontestuese, kështu që me Kërçovën – tashmë është ndërprerë. Ajo që mund të ndaj me ju është se, ose para vitit të ri ose pas vitit të ri varet nga procedurat, do të shpallet edhe tenderi për shtimin e Spitalit Klinik të Shtipit, kështu do të vazhdojmë edhe me spitalin e Kërçovës”-,tha Fatmir Mexhiti./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share