Mexhiti: Është kryer edhe një transplant i zemrës dhe veshkave nga donatori i ndjerë, tre pacientë morën një shans të ri për jetë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, bëri të ditur se në vend është kryer edhe një transplant i zemrës dhe veshkave.

“Falë humanizmit të një familjeje, e cila me gjithë dhimbjen e humbjes së një familjari, arriti të mbledhë kurajo dhe të vendosë të shpëtojë jo një, por disa jetë, sot tre pacientë morën organe të shëndetshme dhe një shans për një jetë të re. Shprehi falënderim të madh familjes së donatorit, shpreh ngushëllimin e thellë për humbjen e tyre, por edhe respekt për vendimin e tyre, për humanizmin dhe guximin e tyre. Jeta mund të jepet si dhuratë vetëm nëse keni mjaft dashuri dhe ndjeshmëri brenda vetes. Falenderojmë gjithashtu të gjithë ekipin që punoi pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit dhe vazhdon të punojë në klinikat e përfshira në transplant. Jam krenar për stafin mjekësor!”, thotë ministri Mexhiti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share