Mexhiti: Do të luftojmë si kurrë më parë kundër abuzimeve në shëndetësi

Një nga partnerët e mi më të rëndësishëm janë gazetarët dhe shtëpitë mediatike, të mos lëmë hapësirë për dezinformata dhe spekulime, sepse ne e dimë se shëndeti i pacientëve duhet të jetë mbi të gjitha, tha Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në konferencën e sotme me gazetarët.

Ministri foli para gazetarëve për sfidat aktuale në shëndetësi dhe prezantoi se çfarë është në fokus të punës së ministrisë që ai drejton.

Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar rritje të buxhetit për prokurimin e pajisjeve nga 2.6 në 5 milionë euro. Kjo është dyfishi i fondeve dhe unë jam krenar për këtë. Vendosmëria jonë është të përshshpejtojmë rikonstruksionet, prokurimin e pajisjeve, sepse arsyja kryesore për pakënaqësinë me shëndetin publik është infrastruktura dhe kushtet e dobëta, “- tha Mexhiti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mexhiti njoftoi se parashikohet një dinamikë e re në ndërtimin dhe rinovimin e objekteve shëndetësore, dhe gjithashtu informoi se po kalojnë afatet ligjore për lirimin e projekteve të ngecura me dekada, siç janë spitalet në Shtip dhe Kërçovë. Ai gjithashtu theksoi se strategjia për një riorganizim të ri të institucioneve shëndetësore dhe sistematizimin e vendeve të punës ishte në fazat përfundimtare, si dhe një strategji për mbajtjen e mjekëve të rinj në vend. Ministri gjithashtu njoftoi një praktikë të re për raportimin e abuzimeve të mundshme në kujdesin shëndetësor.

“Si asnjëherë më parë, do të ketë praktikë të re për punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, ne vetë kur do mbledhim informacione të sakta, ju garantoj personalisht dhe para opinionit publik, si ministër do të shkoj personalisht në Prokurori dhe do të dorëzoj të gjithë dokumentacionin në lidhje me abuzimet e mundëshme,” theksoi Mexhiti.

Ministri Mexhiti theksoi se është shumë e rëndësishme që pacientët të kenë besim tek mjekët dhe se jo të gjithë punonjësit shëndetësorë duhet të futen në të njëjtin thes, duke theksuar se gjithçka do të bëhet pas rastit të onkologjisë për të rikthyer besimin e pacientëve në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Mexhiti njoftoi se do të vazhdojë të organizojë takime me mediat dhe kërkoi mbështetje në dhënien e informacionit të arsyetuar dhe të saktë për qytetarët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share