Ditëve në vijim do të mësohet se ku do vazhdon karrierën
Mexhit Neziri është larguar nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Lajmi është publikuar te faqja zyrtare e KF Shkëndija, por këtë e bërë publike edhe vet futbollisti në rrjetin social të fejsbukut
“Krenar që isha pjes e klubit më të madh Shkendijës, dhe i lumtur që cdoher dhash gjithçka nga vetja per sukseset e klubit . Padyshim pjesën më të mirë dhe të suksesshme e kalova ketu … Faleminderit për mbështetjen dhe respektin , veçanarisht tifozët më të flakt @ballistet1992”
Klubi dhe lojtari kanë ndëprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme. 32 vjeçari ka luajtur rol të rëndësishëm te Shkëndija, mirëpo planet e klubit për të ardhmen dhe pretendimet e lojtarit për më shumë minuta sollën në përfundim që në këtë moment ndarja është në favor të të dyja palëve.
Mexhit Neziri ishte pjesë e Shkëndijës gati 7 sezone, gjatë të cilave zhvilloi 155 paraqitje zyrtare (134 ndeshje në kampionat, 8 në Kupë dhe 13 në Kupat e Evropës), ndërsa ka fituar tre trofe me kuqezinjtë, dy kampionate (2010/2011 dhe 2020/2021) dhe një Super Kupë (2011). Do të mbahet mend si pjesë e gjeneratës së artë e cila në vitin 2011 fitoi titullin e parë kampion në historinë e klubit, si dhe debutoi në Kupat e Evropës.
KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Mexhit Nezirin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi brenda gjithë këtyre viteve, duke i uruar shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen.
Pas largimit nga klubi ku ka arrituar sukseset më të mëdha, Neziri sipas të gjitha gjasava akom do të mbetet në futboll por kësaj radhe në ndonjë skuadër tjetër në fubollin vendor apo nga rajoni pasi ka disa oferta konkrete.
/KLanMacedonia/