Mevlan Murati  largohet nga Shkëndija

Pas emërimit Ardian Nuhiut në postin trajner i KF Shkëndija ka filluara edhe  konsulidimi i ekipit, kështu që gjatë ditës së djeshme u prezantua prurja e parë në këtë merkato e ai është Mevlan Adili, ndërsa gjatë ditës së sotme kemi një lëvizje  tjetër nga ekipi i Shkëndijës, pas Ferhan Hasanit nga klubi është larguar edhe mbrojtësi Mevlan Murati. Por ditëve në vijim pritet të ketë edhe lëvizje tjera.

“Fundi i sezonit të kaluar solli skadimin e kontratës së Mevlan Muratit dhe KF Shkëndija i dëshiron futbollistit gjitha të mirat në të ardhmen,thuhet në komunikatën zyrtare të ekipit kuqezi .

KF Shkëndija dëshiron të shprehë mirënjohjen maksimale për Mevlan Muratin, futbollist që mbrojti ngjyrat e klubit tonë për nëntë sezone. Ai doli nga shkolla e futbollit Shkëndija dhe mbetet pjesë e periudhës më të suksesshme në historinë e klubit tonë.

Mevlan Murati fitoi 5 tituj me Shkëndijën: 3 tituj kampion më LPFMV, 1 Kupë dhe 1 Superkupë të vendit.

Kontributi dhe sjellja shembullore e Mevlan Muratit do të vlerësohet gjithmonë në klub. Secili në KF Shkëndija i uron shëndet dhe gjitha të mirat në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e klubit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share