Metereologët: Era e përforcuar rrit rrezikun për zjarre të reja pyjore!

DËME KATASTROFALE NGA ZJARRET NËPËR PYJE

Gati 9.000 hektarë ose një sipërfaqe prej 12.000 stadiumeve të futbollit janë shkatëruar nga zjarret në Malin Serta – thonë vlerësimet e para jozyrtare të “Pyjeve të Maqedonisë”.

Nga ana e Negotinës janë djegur 5.500 hektarë, kurse nga ajo e Shtipit 3.000. Krahas botës bimore zjarri ka shkatëruar edhe kafshët e egra.

Dëmet janë të mëdha dhe do të duhen dekada që sërish të kthehet jeta në katë mal.

Gjatë periudhës së ardhshme do të nis pastrimi I pasojave nga zjarri. Në këtë mënyrë rajoni I djegur do të përgatitet për fazën e dytë – për pyllëzimin me bimë autoktone. Por problem paraqitet se “Pyjet e Maqedonisë” nuk kanë numër të mjaftueshëm të fidaneve të reja.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur gjithsej 23 zjarre në vende të hapura, prej të cilëve tre ende janë aktivë, një është nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar.

Ndërkohë, metereologët paralajmërojnë se edhe gjatë javës së ardhshme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masës stabile, të nxehtë dhe të thatë ajrore që depërton nga pjesët veriore të Afrikës, që do të rezultojë me valën e radhës të të nxehtit ekstrem.

Por, kohë pas kohe do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi verior, që do të ndikojë për rritjen e rreziqeve nga paraqitja e zjarreve të reja pyjore. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share