Mësuesit do të marrin një mijë denarë më shumë në pagën e janarit në RMV

Paga e janarit e mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm, të cilën duhet ta marrin rreth 15 shkurt, do të jetë rreth 1000 denarë më e lartë. Kjo po ndodh sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar nga krerët e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, pas grevës disajavore të SASHK-ut të vitit të kaluar, ku kërkuan paga më të larta për mësuesit.

“Rritja është obligim nga marrëveshja që kemi nënshkruar vitin e kaluar, me të cilën jemi pajtuar që të ketë një rritje totale prej 15 përqind. Rritjen e parë e kanë marrë në shtator për rreth 4.000 denarë, ndërsa e dyta do të jetë tani”, tha për Meta.mk, kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Ai sqaroi se do të ketë rritje për të gjithë të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, por këtu nuk përfshihet stafi teknik sepse për ta ka pasur rritje me pagën e marsit të kaluar.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) bën me dije se respekton dhe përmbush plotësisht dispozitat e marrëveshjeve kolektive në arsimin fillor dhe të mesëm që janë lidhur me SASHK-un si partner i rëndësishëm në avancimin e cilësisë së procesit arsimor në vend.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share