Messi u “bllokua” në Kinë, udhëtoi me pasaportën e gabuar

Lionel Messi duket se nuk kaloi aq mirë në Kinë.

Kjo pasi fundjavën e kaluar ai u ndalua në Pekin nga kufitarët kinezë për shkak se kishte udhëtuar me pasaportën spanjolle në vend të asaj argjentinase.

Fituesi i shtatëfishtë i “Topit të artë” kishte udhëtuar drejt kryeqytetit kinez me truprojën dhe shokët e tij, përfshirë bashkëlojtarin Angel Di Maria, përpara miqësores së Argjentinës me Australinë që zhvillohet të enjten.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kur mbërriti. 35-vjeçari kishte menduar që Tajvani ishte pjesë e Kinës.

Madje raportohet se Messi është duke i pyetur kufitarët: “Tajvani a nuk është Kina?”.

Më pas ai iu tregoi atyre se nuk e kishte me vete pasaportën argjentinase.

Atij iu deshën dy orë që shtatë herë fituesit të Topit të Artë t’i jepej viza, në mënyrë që të zgjidhte çështjen dhe të largohej nga aeroporti.

Por, kjo nuk mbaroi me kaq.

Mediat shtetërore kineze raportojnë se argjentinasi u ‘bllokua’ përkohësisht në hotelin ku qëndronte në Pekin së bashku me lojtarët e Argjentinës, meqë një numër i madh tifozësh u mblodhën jashtë për ta takuar atë.

Qindra tifozë u përpoqën të hynin përmes hyrjes kryesore të hotelit, ndërsa një tifoz i madh i kampionit të botës shpenzoi mbi 10.000 juanë (1.300 euro) në dhoma, me qëllimin për ta parë idhullin e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share