Me golin e shënuar ndaj Lyon, ylli argjentinas shkon në 672 rrjeta të ardhura jo nga penalltitë
Lionel Mesi ka thyer një tjetër rekord të Kristiano Ronaldos, duke shënuar më shumë gola jo nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Ylli argjentinas realizoi rrjetën e vetme të ndeshjes që PSG e fitoi kundër Lionit në takimin e Ligue 1. Për parisienët kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi, ndërsa Mesi ka realizuar 5 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Mesi tani ka një gol më shumë se Kristiano Ronaldo, që ka ardhur nga një aksion apo goditje dënimi, por jo me penallti. Shtatë hetë fituesi i Topit të Artë ka shënuar gjatë karrierës së tij 672 gola të tillë krahasuar me 671 të yllit portugez.
Duhet thënë se argjentinasi e ka arritur një shifër të tillë duke luajtur 150 ndeshje më pak se sa rivali i tij. Kjo është fitorja e dytë e argjentinasit në këtë javë, pasi duke shënuar ndaj Makabi Haifas në Ligën e Kampioneve, ai në total u ka shënuar 39 kundërshtarëve të ndryshëm në këtë kompeticion, krahasuar me sulmuesin e Juanjtid, që ka ndëshkuar 38 ekipe.
Klan News