“Messi te Barcelona është sajesë”

Deklarata nga ish-këshilltari i Presidentit Laporta

Humbja e fundit e PSG, është një tjetër thirrje për Lionel Messin për të mos qëndruar në Francë. Skuadra pariziene po vuan edhe pse është në krye të renditjes me pesë pikë avantazh ndaj Marseille.

Por nga ana tjetër, një profesor ekonomie, Jaume Llopis, i cili ka shërbyer edhe si këshilltar i Laportas, ka thënë për radion sportive Marca, se Messi nuk do të kthehet. Jo se futbollisti nuk e dëshiron këtë, por se në realitet klubi nuk mund ta përballojë. E gjithë kjo është një histori për të ndryshuar drejtimin e vëmendjes së anëtarëve të klubit nga borxhet që po merr presidenti.

Sipas profesorit të ekonomisë, Barça shumë shpejt do të përfundojë me një borxh nga 3 deri në 4 miliardë euro. Sipas tij, e vetmja mënyrë për të shpëtuar Barcelonën është që presidentit t’i bllokohet karta e kreditit pasi kthimi në një shoqëri aksionere do të jetë i pashmangshëm.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share