Lionel Messi dhe Argjentina e kanë luajtur mbrëmë ndeshjen e parë që kur u shpallën kampionë bote në dhjetor të vitit të kaluar.
Ata fituan ndaj Panamasë, 2:0, dhe u pritën edhe njëherë si heronj nga fansat argjentinas të futbollit.
“Shumë herë e kam imagjinuar se si do të ishte të kthehesha në vendin tim si kampion bote, por tani nuk kam fjalë për ta përshkruar se si ndihem, se sa mirënjohës u jam njerëzve për gjithë dashurinë…” ka shkruar Messi në Facebook.
“Këto janë ditë shumë, shumë të veçanta dhe vetëm mund t’ju them që ndiej një lumturi tejet të madhe kur shoh të gjithë argjentinasit duke festuar atë që ishte një tjetër sukses i të gjithëve”.
/KlanKosova/