Mesfushori francez Youssouf Fofana në fokus të Milanit

AC Milan është në kërkim të përmirësimeve për sezonin e ardhshëm, dhe mesfusha është një nga pozicionet ku janë të interesuar. Tekniku Paulo Fonseca e ka syrin te Youssouf Fofana, mesfushori francez i Monaco.

Fofana ka një kontratë deri në verën e vitit 2025, por Milan është gati të ofrojë deri në 20 milionë euro për shërbimet e tij. Ndërkohë, edhe Atletico Madrid dhe Arsenal kanë shfaqur interes për të.

Mirëpo, “gjigantët” e futbollit italian, nuk janë të vetmit që i janë vënë pas mesfushorit francez, teksa për interesim kanë shfaqur edhe “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, si dhe Arsenali dhe në rast se kërkon të sigurojë shërbimet e tij, “Djajtë” duhet të nxitojnë, teksa përballë tyre kanë dy nga skuadrat më të mira të momentit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share