Mesazhet e fundit për Vanjën: Libër zie në SH.F ”Pestaloci” në Shkup!

“VLOJNË” RRJETET SOCIALE, KËRKOHET TW RIKTHEHET DËNIMI ME VDEKJE

Me lot në sy dhe lule në duar, nxënësit dhe prindërit e tyre kanë shkuar në Shkollën Fillore “Pestaloci” në qendër të Shkupit për të ndezur qirinj për nxënësen e vrarë të kësaj shkolle Vanja Gjorçevska.

Para ndërtesë së shkollës radhë të gjatë njerëzish kanë shkruar mesazhet e fundit në librin e zisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shprehen të shqetësuar dhe se nuk mbajnë mend një rast të këtillë dhe druajnë për jetën e fëmijëve të tyre dhe kërkojnë dënime maksimale për kryerësit.

Kryetari i Komunës Qendër në Shkup siç njofton Klan M, ka paralajmëruar se në bashkëpunim me shumë psikologë do të sigurojë mbështetje për nxënësit dhe komunkimie me ta për të tejkaluar sa më lehtë ngjarjen tragjike.

Lokaleve në këtë Komunë u është rekomanduar që ta adaptojnë muzikën konform situatës së krijuar.

Ndërkaq, siç njofton Klan M, i gjithë opinioni në Maqedoninë e Veriut është tronditur nga ngjarja makabre e vrasjes së 14-vjecares.

Rrjetet sociale janë të mbushur me komente e reagime si dhe ngushëllime për familjet e viktimave. Janë ngritur edhe nisma që të kthehet dënimi me vdekje në vend. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share