Meryl Streep i jep fund martesës 45-vjeçare

Aktorja e njohur Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj Don Gummer i kanë dhënë fund martesës 45 vjeçare.

Page Six shkruan se ikona fituese e “Oscar”, 74 vjeç, dhe skulptori 76 vjeç janë ndarë për më shumë se gjashtë vjet por çifti ka zgjedhur të mos e bëjë publike.

Në një deklaratë ekskluzive, një zëdhënës i aktores së njohur u shpreh se Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet dhe ndërsa do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin, por kanë zgjedhur të jetojnë në shtëpi të ndara.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në intervistat e mëparshme Meryl shprehej se sekreti për martesë të gjatë është vullneti i mirë dhe dëshira dhe se nuk ka udhërrëfyes se si të mbash një familje, gjithmonë është një negocim i madh.

Çifti ka katër fëmijë: kantautorin Henry Wolfe  dhe aktoret Mamie Gummer ,Grace Gummer dhe Louisa Jacobson.

Streep dhe Gummer u shfaqën së bashku për herë të fundit në Oscar 2018 . Streep u nderua me çmimin Princesa de Asturias 2023 së bashku me autorin japonez Haruki Murakami.

Çmimet mbahen çdo vit në Oviedo, Spanjë nga Fondacioni Princesha e Asturias, një organizatë jofitimprurëse e cila shpërblen punën shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humanitare.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share