Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët e zjarrit në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë rreth orës 15:30.
Shkak dyshohet se ka qenë një defekt teknik i mjetit.
Drejtuesi i makinës doli nga makina dhe nuk ka pësuar lëndime. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. /tvklan.al