Merkel e fiton çmimin e OKB-së për refugjatët

Ish-kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, është vlerësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Merkel mori çmimin “Nansen” për refugjatët.

Ky vlerësim erdhi pasi ajo kishte treguar guxim dhe përkushtim për t’i mbrojtur azilkërkuesit gjatë mandatit të saj në vitet 2015 dhe 2016-të, në kohën e krizës së refugjatëve nga lufta në Siri.
Gjatë kësaj kohe Gjermania kishte pranuar 1.2 milion refugjatë.

Shefi i UNHCR-së Filipo Grandi, e ka përshëndetur vendosmërinë e Merkelit për të mbrojtur azilkërkuesit dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, parimet humanitare dhe ligjin ndërkombëtar.

“Duke ndihmuar më shumë se një milion refugjatë për të mbijetuar dhe rindërtuar, Angela Merkel tregoi guxim të madh moral dhe politik. Ishte udhëheqje e vërtetë, duke i bërë thirrje humanizmit tonë të përbashkët, duke qëndruar i vendosur kundër atyre që predikonin frikën dhe diskriminimin,” tha ai.

https://twitter.com/FilippoGrandi/status/1577243564177641472

Lexo gjithashtu
Total
0
Share