Merkato: Remzifaik Selmani i bashkangjitet Partizanit në Tiranë

Ish futbollisti io Renovës dhe Shkëndijës , Remzifaik Selmani karriuerën e tij si futbollist do ta vazhdon në superligën shqiptare gjegjësishtë te Partizani i Tiranës. Sipas nkjogftimeve nga mediet shqiptare Remi do të firmos kontratë dy vjeçare me ekipin e Partizanit , pora paraprakisht do t’iu nëmshtrohet kontrolleve mjekësore

REmzifaik Selmani te skuadra e tij e re pritet të jetë zëvendsues i denjë i Xhuliano Skukës i cili para disa ditëve është transferuuar te skuadra franceze e Metz,

Për ish sulmuesin e Renovës Remzifaik SElmani angazhimi te skuadra e Partizanit është mundësia e tij e pare që të dëshmohet në kampionatin e Superligës Shqiptare. Remi pos që ka qenë pjesë e Renovës dhe Shkëndijës ai ka luajtur edhe me Llapin në Kosovë si dhe me Ujpeshtin dhe ekipin e Mezőkövesd në Hungari, që njëherit ishte edhe skuadra e tij e fundit.

Futbollisti 25-vjeçar Remzifaik Selmani në Ligën e Parë të Maqedonisë numëron 141 ndeshje, 40 gola dhe 16 asistime.

Përgatioti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share