Meriton Mjekiqi del me urgjencë nga Big Brother, dërgohet tek spitali i Traumës

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, është ndjerë keq gjatë transmetimit të “Primes” mbrëmjen e kaluar dhe ka përfunduar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Banori i shtëpisë më të përfolur në Shqipëri, teksa ishin duke diskutuar lidhur me ngjarjet e ndodhura përgjatë këtyre ditëve, është ndjerë keq. Ky fakt u vu re nga moderatori i emisionit Ledion Liço i cili i kërkoi atij që të shkonte në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë.

Por, si duket ai ka dalë nga shtëpia me urgjencë dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës. Sipas asaj që raportohet Meritoni ka qëndruar për rreth dy orë në spital ku dhe i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve të nevojshme dhe më pas është kthyer sërish në shtëpi.

Lidhur me këtë ngjarje, e cila nuk është aspak e vogël, nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë produksioni i Big Brother Vip.

Ndërkohë, vlen për tu theksuar që ditën e sotme ish- banorja e shtëpisë, Sara Gjordeni, zbuloi se Meritoni gjatë ditëve të fundit është ndjerë keq. Madje sipas saj pati dhe një moment debulese teksa ishte duke bërë dush.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share