Mërgimtari me ankesa për infrastrukturën dhe ujin e pijshëm në Tearcë

NEZIRI: VOLUMI I PUNËVE ËSHTË I MADH, NUK MUND TË SHMANGIM SECILËN PENGESË

 –         A vini më shumë se një here brenda vitit?

–         Çdoherë kam ardhur nga dy here por më siç duket do ta ndaloj të vijë edhe një here, kam blerë shtëpinë në Gjermani. Këtu sa me i lanë të hollat kot.

Kështu u shpreh një qytetar i Tearcës i cili kishte ardhur nga mërgimi disa ditë më parë, dhe para së të fillonte pres konferenca e projektit ndihmë juridike falas në Komunën e Tearcës ky qytetar u ankua për mosfunksionimin e institucioneve në vend dhe endjen neper dyert e mbyllura të administratës.

“Jam kthyer në Maqedoni se e fillova një shtëpi në vendlindje, por këtu asgjë s’ka mbetur më, e para nuk ka kartonë që ta paraqes shoqen, e dyta uji nuk pihet, në Tearcë ka qenë uji më i mirë në Maqedoni e tani është me i keq në Maqedoni, e treta rrugët i kanë prishur i kanë bërë kanalizimet i kanë vendosur cevat në mes të rrugës, nuk bëhet ashtu”, tha një qytetar i Tearcës.

E kryetari i Komunës së Tearcës për shqetësimin e mërgimtarit kishte edhe këtë përgjigje

“Në kuadër të ndërmarrjes së mirëmbajtjes së ujit në Tearcë, ekipet janë në vazhdimësi në terren, për faktin se janë duke u kryer punët rreth kanalizimit dhe thuajse në të njëjtën trase zhvillohet dhe ndërpritet uji në vazhdimësi. Janë dy projekte paralel që kryhen në të njëjtën trase në të njëjtën rrugë andaj volumi i punëve është aq i madh sa ne nuk mund të shmangim çdo pengesë për të realizuar në kohë shumë të shkurtër por kjo ka koinciduar edhe me vizitën e atyre dhe nuk pajtohem me vlerësimin se nuk do vijmë sepse kjo është vendlindja jonë, vendbanimi jonë.”, tha Nuhi Neziri, kryetar i komunës së Tearcës.

E për promovimin e zyrës juridike për shërbime falas për qytetaret e kësaj komunë ministri i drejtësisë Krenar Lloga tha se përveç kësaj komunë do të vazhdojnë edhe në komunat tjera të promovojnë këtë projekt.

“Ne sot jemi në Komunën e Tearcës dhe falë kryetarit dhe angazhimit të tij sot ky shërbim do të jepet edhe në këtë komunë ashtu siç u mundësua edhe në Komunën e Bogovinës, të premten do të vazhdojmë edhe në Gjevgjeli dhe kështu do të vazhdohet kampanja sensibilizuëse që qytetarët të jenë të njoftuar për mundësinë që të drejtat e tyre të garantuara me kushtetutë dhe ligj por nga pamundësia financiare ti arrijnë përmes zyrës së Ministrisë së Drejtësisë.”, tha Krenar Lloga, ministër i drejtësisë.

Ndryshe, projekti i Ministrisë së Drejtësisë Ndihmë Juridike falas që sot u promovua edhe në Komunën e Tearcës mundëson qasje në drejtësi për personat të cilët për shkak të gjendjes së tyre financiare nuk janë në gjendje që t’i drejtat dhe interesat e tyre./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share