Mërgimtari kosovar plaçkitet në Hungari gjatë rrugës për Kosovë: Hajnat flisnin shqip

Ishte nisur nga Gjermania për të ardhur në Kosovë. Por rrugës iu plaçkitën paratë, e gjithçka çfarë kishte në çantë. E hajnat të cilët ia morën 3 mijë euro dhe kartelat e bankës ishin shqiptar. Përveç parave që i kishte në çantë, hajnat i tërhoqën dhe para nga një bankë, me kartelën që ia morën.

M.D nga Klina i cili jeton në Gjermani, ka treguar për “Indeksonline” se rasti ka ndodhur në një vendparking në Hungari, ku ai ishte ndalur me veturë dhe se plaçkitësit i kishte dëgjuar teksa flisnin shqip.

“Rasti ka ndodhur në Hungari, afër qytetit Tata,  80 km larg Budapestit. Shqiptarët mi morën të gjitha, paratë dhe kartelat. Unë jam ndal në një vendparking në Hungari, 80 km larg Budapestit edhe ata kishin qenë të ndalur aty. Unë duke i rregulluar disa gjëra në veturë, i dëgjova ata teksa flisnin shqip. Ata nuk e kanë ditur që jam shqiptar, sepse s’kam fol me askënd, kam qenë vetëm në makinë. Kam hy në WC kam mendu që janë udhëtarë. Kur kam dashur me hy në kerr, njëri nga ta ka tentu të ma çfryej gomën. Unë kam dal dhe jam përlesh me të, ndërsa tjetri ma ka marrë çantën e ka ik. Unë u kacafyta me të,  sepse nuk desha ta lë të ma dëmtojë gomën e makinës. Krejt paratë që i kam pas me vete, kanë qenë në çantën që ma morën. Për fat pasaporten e kam pas në një çantë tjetër. Kartelat mi morën”, tha ai.

M.D thotë se plaçkitësit u larguan me shpejtësi dhe se ai e kishte lajmëruar rastin në polici, të cilëve u kishte treguar se ata që ia morën të gjitha gjërat,  ishin shqiptar. M.D kishte mbetur pa para në mes të Hungarisë dhe se familjarët i kishin dërguar 100 euro, që të mund të kthehet në Kosovë.

“Të tre kanë hyp në makinë dhe janë larguar, ndërsa unë i kam lajmëruar policinë për rastin. Iu kam tregu policëve që plaçkitësit janë shqiptar, pasi që flisnin shqip. Nga Kosova mi kanë dërguar 100 euro për me mujt me u kthy, pasi që mbeta pa asnjë para në xhep”, tha ai.

Ndërsa thotë se ndihet keq që ata që po i plaçkisin mërgimtarët,  janë shqiptar.

“Problemi i parë për mua është se si shqiptarët e bëjnë këtë gjë. E kam ndi vetën shumë keq. Unë përmes  rastit tim, dua t’i informojë qytetarët tjerë që udhëtojnë për në Kosovë, të kenë kujdes. Nëse ai grup i hajnave vendosin me të grabit, kanë me të grabit, nuk ke shansë me i shpëtu. Edhe po të kisha rezistu ma kishin marrë çanten me zor”, tha ai.

E plaçkitësit i morën dhe çelësat e shtëpisë në Kosovë dhe se ai tashmë po qëndron tek vëllau.

“Dje kam ardhur në mëngjes, por dhe qelësat e shtëpisë në Kosovë mi morën dhe ende s’kam hy në shtëpinë time, po qëndroj tek vëllau ”, tha ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share