Mëngjes i ftohtë në pjesën më të madhe të vendit, më ftohtë në Berovë

Sot në vend temperatura më e ulët prej -8 gradë është matur në Berovë.

Vijojnë Manastiri me -7, -6 Shkup-Petrovec, -5 Shkup-“Zajçev Rid”, Dmeir Kapi, Prilep, Tetovë, Strumicë, Shtip, Kriva Pallankë, -4 Gjevgjeli, -3 Pretor, Ohër, Kumanovë, Dibër, hanet e Mavrovës, -1 Dojran, Vinicë, Kodër e Diellit dhe zero gradë në Krushevë.

Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 35 centimetra dhe 15 në Hanet e Mavrovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas informatave të DPHM-së, moti në mëngjes i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 9 deri 15 gradë.

Në Shkup moti në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri 11 gradë. /MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share