Menduh Thaçi: Mickoski pa vetëdije u bë pjesë e procesit për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i ftuar në Klan Debat duke folur për takimin e liderëve, ka vënë theksin tek pjesëmarrja e kreut të opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në këtë takim. Sipas Thaçit, Mickoski tashmë është bërë pjesë e procesit për ndryshimet kushtetuese, pavarësisht se ai është kundër.

“Lideri i opozitës maqedonase nuk ishte i vetëdijshëm se çka ndodh. Ai u bë pjesë e procesit, pavarësisht qëndrimeve të tij dhe partisë së tij që janë kundër. Ai sot u bë pjesë e ndryshimeve kushtetuese. Ju në demokraci mund të jeni gjithmonë kundër, por duhet të jeni pjesë e procesit. Ky është kuptimi themeltar i demokracisë”, u shpreh Menduh Thaçi.

Thaçi vlerëson se brenda kësaj periudhe prej rreth 5 muajsh pritet që të sigurohen numrat e nevojshëm për votimin e ndryshimeve kushtetuese./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share