MEXHITI E SULEJMANI PREMTOJNË ZGJIDHJEN E PROBLEMIT
Morgu në Butel të Shkupit nuk po jep trupin e pajetë të Memet Kamber pasi MPB ende nuk ka dhënë lejë që tu dorëzohet familijarëve pasi nuk është konstatuar identiteti, kështu informojnë për Klan M nga morgu i Butelit.
“Institucionet kompetente ende nuk kanë përgjigje se kur mund të dorëzohet trupi që të varroset”.
Mospasja e një dokumenti identifikimi ka bërë që Memeti të mbetet pa kujdes shëndetësor. E për këtë Ministri Fatmir Mexhiti, sic njofton KlanM, tha se do të bëjë çmos që sa më shpejtë ky problem të zgjidhet.
“Do të ndihmojmë gjithve që të marrin certifikatë të lindjes ndërsa tash do të jetë më lehtë me marrjen e certifikatës digjitale. Për ato që nuk kanë do të ulemi me të gjitha palët dhe do ta zgjedhim këtë problem”, tha Fatmir Mexhiti.
Nga drejtoria për udhëheqjen e librave amë, siç njofton KlanM, thonë në proces e sipër është nxjerrja e certifikatave të lindjes personave që nuk kanë e numri i tyre është 550.
“Ne jemi në procedurë e sipër me ligjin e vjetër që tu nxiret certifikata e lindjes rreth 550 personave“, tha Emir Sulejmani.
Përderisa prindërit e Memet Kamber presin që ta varrosin djalin e tij, Qendra sociale në Shkup, siç njofton KlanM, ka marrë të dhënat e Ahmet Kamberit që më në fund kjo familje të merr ndihmë sociale nga shteti./KlanMacedonia/