Meloni thotë se është gati të diskutojë pagën minimale me opozitën në Itali

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha të martën se është gati të diskutojë propozimet e pagës minimale me ato që ajo i quajti partitë përgjegjëse të opozitës.

Meloni, i cila e mori detyrën në tetor të vitit të kaluar, ka përjashtuar shpesh vendosjen e një page minimale në të kaluarën, duke thënë se kjo nuk ishte mënyra e duhur për të rritur pagat e stagnuara të Italisë.

“Çështja e pagave më intereson, ka (një pjesë) opozitare që sillet në mënyrë të përgjegjshme, të sjellshme, serioze”, tha Meloni për radion Rtl 102.5 të martën, duke shtuar se ishte e drejtë të tregohej gatishmëria për të dialoguar me ta.

Një raport i këtij muaji nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) tregoi se pagat reale në Itali kishin rënë me 7.5% në fund të vitit të kaluar krahasuar me periudhën para pandemisë në 2019-ën, duke shënuar rënien më të madhe mes ekonomive kryesore të botës, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share