Sipas saj kriza e emigracionit do të arrijë deri nëOKB ndërsa kërkon mbështetjen e të gjitha kombeve
Teksa ndodhet në New York, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u shpreh se nuk do të lejojë që vendi i saj të kthehet në kampin e refugjatëve të Bashkimit Europian. Sipas saj kriza e emigracionit që ka prekur veçanërisht Italinë do të adresohet në OKB ndërsa kërkoi edhe mbështetjen e sistemit shumëpalësh që nuk pranojnë të shantazhohen nga organizatat kriminale.
Kriza e emigracionit me të cilën po përballet Italia, ka mbërritur deri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Teksa ndodhet në New York, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u shpreh se nuk do të lejojë që vendi i saj të kthehet në kampin e refugjatëve të Bashkimit Europian.
“Unë synoj ta sjell këtë çështje e emigracionit fuqishëm në Asamblenë e Përgjithshme. Unë mendoj se një organizatë si Kombet e Bashkuara që ishte themelore në mposhtjen e skllavërisë, nuk mund të lejojë që ajo barbari të kthehet në forma të tjera. Nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me Italinë. Është e qartë se Italia, pavarësisht përpjekjeve që vazhdon të bëjë, nuk mund ta zgjidhë e vetme. Nësë në qeveri do të kishte njerëz me vizion pro emigracionit, si qeveritë e mëparshme, kriza në Itali nuk do të ndalet”, tha Giorgia Meloni.
Sipas saj rruga e vetme është t’i shpallet luftë trafikantëve dhe kjo duhet bërë me gjithë mbështetjen e sistemit shumëpalësh, me vullnetin e të gjitha kombeve që nuk pranojnë të shantazhohen nga organizatat kriminale. Sipas ekspertëve solidariteti evropian që do të thotë ‘le të ndajmë barrën’ nuk do të funksionojë të paktën deri në zgjedhjet evropiane dhe shenjat e kësaj janë shfaqur javët e fundit, me Francën dhe Austrinë që kanë rritur kontrollet kufitare për të parandaluar kalimin e emigrantëve nga Italia.
Qeveria italiane ashpërsoi masat për të frenuar valën e emigrantëve të paligjshëm duke zgjatur kohën e paraburgimit dhe siguruar sa më parëriatdhesimin e atyre që nuk kanë të drejtë. E vendosur në vështirësi për të luftuar emigrantët e paligjshëm që zbarkojnë në brigjet e Lampedusas, masat e kabinetit Meloni vijnë pasi pothuajse 10,000 emigrantë arritën në ishullin jugor italian javën e kaluar. Zbarkimet e fundit i dhanë një goditje të fortë besueshmërisë së kryeministres së djathtë GiorgiaMeloni, e cila fitoi zgjedhjet vitin e kaluar pasi u zotua të frenojë imigracionin e paligjshëm.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se zmbrapsja e varkave do të shkelte rregullat ndërkombëtare të azilit dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe do të ishte e rrezikshme.