Mehmeti: Dasmat e ahengjet shkaku kryesor i rritjes së infektimeve me Covid-19 (VIDEO)

Shaban Mehmeti, Drejtor i Institutit për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut tha se për rritjen e rasteve me covid-19 në vend ndikon edhe sezoni i dasmave, raporton Klan M.

”Faktori që kemi rritje të rasteve me covid-19 janë edhe dasmat, këtu në Maqedoninë e Veriut ende nuk është shprehur mirëpo në rajon dhe Evropë kemi raste të reja në rritje e sipër që po mendohet edhe për masa që mund të merren për kufizime të caktuara, tha për Klan M. Ndërsa për RMV-në ende nuk kemi asgjë, sepse situata nuk është alarmante kemi një rritje standarde, parametër kryesor të rritjes së masave mbetet rastet e vdekshmërive dhe trajtimi në kushte spitalore” /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share