Mehmetaj: Mexhiti e braktisi Ahmetin për inate personale, ani pse 20 vite pati privilegje në parti

Panelistët në emisionin Debat Plus diskutuan mbi koalicionet në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, teksa komentuan dhe ndarjen e shqiptarëve në dy blloqe politike.

Analisti i mirënjohur, Lirim Mehmetaj ndër te tjera tha se opozitarizmi aktual në Maqedoni lindi nga inate personale e jo nga parimet politike apo oferta të reja të politikbëries.

“Unë nuk e kisha lejuar asnjëherë që me të tregu mua dikush për punën timë, pa e ditë unë se çka ka bë ai më herët me punën e tij? Në rastin e opozitës shqiptare po e marr rasin me Izet Mexhitin. Një person që ka qenë gjithmonë brenda partisë mbase 20 vite, tash u nda, por u nda se ai ka inate personale me Artan Grubin, e tash po i njejti don me i tregu Ali Ahmetit se a është ma i mirë ai apo Grubi? Unë këta njerëz nuk i kisha dëgju me m’kallxu mu se si duhet me e bo politikë, ndaj asnjë politikan nuk duhet më vepru njejtë si ai. /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share