41-vjeçarja e shijon qëndrimin vonë në lokalet e natës
Në publik janë thuajse të pandarë dhe mjaft të dashuruar, por në realitet thashethemet flasin për një raport tjetër mes Princit Harry dhe Meghan Markle. Nëna e dy fëmijëve zgjedh të festojë deri në orët e vona të natës me miqtë e saj, ndërsa Princ Harry qëndron në shtëpi.
Është gazeta New York Post, e cila citon gazetaren Petronella White, që bën me dije se ish-aktorja amerikane e shijon qëndrimin në lokale të ndryshme nate dhe nuk shoqërohet nga bashkëshorti. Ajo madje u dërgon mesazhe miqve të saj që t’i bëjnë shoqëri.
Thashethemet për këtë raport të Meghan me Princin Harry kanë dalë në dritë më pak se 24 orë pasi në mediat britanike doli informacioni se çifti Sussex vendosi t’i jepte fund “luftës” me anëtarët e familjes britanike.
Ata thuhet se e kanë marrë këtë vendim pas reagimeve të forta të shkaktuara nga intervistat e tyre jo vetëm me gazetaren amerikane, Oprah Winfrey, por edhe në dokumentaret e tyre në Netflix.
Klan News